Ish-kryenegociatorja e dialogut, Edita Tahiri, ka komentuar një ide siç thotë të spekuluar të ndryshimit të kufijve në rastin e Ukrainës dhe Rusisë, bisedime të udhëhequra nga presidenti Donald Trump.
Mirëpo shprehet se po presidenti amerikan, e di shumë mirë që nëse ndodhë ndryshim kufijsh, lëvizje do të kishte në gjithë Ballkanin dhe kjo do sillte bashkimin e kombit shqiptar, transmeton klankosova.tv.
”Kanë nisur spekulimet rreth bisedimeve paqësore Ukrainë-Rusi të udhëhequra nga Trump”.
”Spekulime nga analistë pro-rus e pro- Serbi po afirmojnë idenë e ndryshimit të kufijve duke përfshirë edhe Ballkanin, pra mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo Trumpi e din mirë se nuk ka ndryshim kufijsh vetëm në një pjesë të Ballkanit sepse ato do të ndryshohen në gjithë Ballkanin, me paqe apo me luftë – në këtë rast bëhet mirë për ne shqiptarët sepse bashkohet kombi shqiptar, i ndarë tragjikisht qe një shekull”.