Ismet Tara reagon sërish: Do t’i kundërshtoj të gjitha akuzat e përgatitura nga akademia serbe, nesër u përgjigjem avokatëve të krerëve të UÇK-së

Komandant Hoxha është deklaruar sërish rreth procesit në Hagë, ku ka dhënë detaje të tjera.
Ai paralajmëroi se do t’i kundërshtojë të gjitha akuzat e ngritura nga akademia serbe, teksa qysh nesër do t’u përgjigjet pyetjeve të mbrojtjes së krerëve të Ushtrisë Çlirimtare.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
Unë, Komandant Hoxha, do të kundërshtoj të gjitha akuzat e ngritura ndaj krerëve të UÇK-së, duke i cilësuar ato si të përgatitura nga kriminelët ushtarakë serbë dhe Akademia Serbe e [Vaso Čubrilović] dhe [Dobrica Ćosić], në bashkëpunim me spiunë shqiptarë të UDB-së serbe, me qëllim që të jenë më bindëse për prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Shihemi nesër, ku do t’u përgjigjem pyetjeve të avokatëve mbrojtës të krerëve të UÇK-së, duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të tyre.