Një i plagosur në Prishtinë nga gjuajtja me armë zjarri

Një person me inicialet G.I,  ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë në Lagjen Dardania në Prishtinë.

Burime e Reporterit.net bëjnë të ditur bëjnë me dije se dy persona të dyshuar me kapelë në kokë dhe të veshur me ngjyrë të zezë janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Siç merr vesh portali ngjarja ka ndodhur pak minuta para orës 20:00.

Policia ende nuk është deklaruar për këtë plagosje.

Gazeta do të ju mbajë të informuar për këtë ngjarje.