Deputeti i ‘Trustit’ kërkon nga Kurti që sa më shpejtë të kenë përgjigjje pozitive

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu e ka ftuar Qeverinë Kurti që sa më shpejtë ta jep mendimin pozitiv për Projektligjin për Trustin.

Sipas tij, nëse pushtetarët kanë sy e vesh e shohin realitetin dhe i heqin inatet politike atëherë thotë se do të duhej ta mbështesin një iniciativë të tillë sepse më mirë qytetarët t’i tërheqin mjetet nga Trusti sepse ato me humb në tregjet ndërkombëtare.

Ai thotë se ka deputetë të mazhorancës që kanë ndryshuar mendimin për këtë çështje.

“Ka ndryshim të mendimit brenda Kuvendit nga deputetët e mazhorancës, disa prej tyre e kanë parë që kanë gabuar që i janë nënshtruar presionit të Kurtit në sesionin e kaluar kur është votuar Projektligji për Trustin”, tha ai në Teve1.