Kurti e Rama nënshkruajnë marrëveshjen për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ka zgjatur vetëm 6 minuta takimi mes kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti, pas mbledhjes së dy kuvendeve në Prishtinë.

Takimi u mbajt në ambientet e ndërtesës së qeverisë së Kosovës. Nuk dihet kush ka qenë biseda mes dy kryeministrave e cila para kamerave u mbyll me një shtrëngim duarsh, raporton “Report Tv”.

Në anën tjetër, siç raporton Ekonomia Online, nga qeveria është bërë e ditur së në këtë takim është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030.