Në një hulumtim të bërë më herët nga Instituti për Studime të Avancuara GAP në Prishtinë, thuhet se nëse qytetarët e Kosovës do të tërhiqnin 30 për qind të mjeteve që kanë grumbulluar, atyre do t’u duhen tetë vjet për t’i rikthyer ato.
Sipas këtij hulumtimi, në rast se miratohet projektligji për tërheqje në Kuvendin e Kosovës, Trusti do të obligohet menjëherë t’i fillojë procedurat për shpërndarjen e mbi 594 milionë eurove.
Në vitin 2020, qytetarëve të Kosovës u është mundësuar të tërheqin 10% të kursimeve të tyre nga Trusti. Kjo është bërë me Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, qëllim i të cilit ka qenë adresimi i vështirësive financiare, të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
Asokohe, nga Trusti janë tërhequr afro 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontribut-pagues. Fondi Monetar Ndërkombëtar edhe atëherë ka qenë kundër.