Policia e Kosovës me aksion në veri, raportohet për një të arrestuar

Policia e Kosovë është duke zhvilluar një aksion në veri të vendit, pas sulmit që ndodhi mbrëmë në kanalet e Ibër Lepencit.

Siç raporton Tëvë1 duke u thirrur në burime në komunën e Leposaviqit një person është arrestuar.

Për aksionin e nisur ka folur edhe Policia.

Po, është duke u zhvilluar aktivitet i bastisjes nga ana e policisë dhe tani për tani nuk mund të them asgjë më shumë”, ka thënë në një përgjigje të shkurtur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.