Artan Nimani, kreu i Forumit Intelektual, që në zgjedhjet e 9 shkurtit do t’i hyjë listës zgjedhore bashkë me AAK-në e Nismën, ka thënë se nuk pret ndonjë vendim të madh të Albin Kurtit.
Sipas tij, kryeministri aktual është “tuc” dhe gjithmonë ka qenë i tillë.
“Albini është tuc. E njoh prej 96-ës. Gjithmonë ka qenë tuc. Nuk merr vendime të mëdha. Unë jam i bindur që e gati fjalimin prej opozitari. Ai do t’i ikë Asociacionit duke qëndruar në opozitë”, tha veç tjerash Nimani për Mandat me Memin, prodhim i portalit Përmbledhja.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë: