A do të fillojë mësimi të hënën, ja kur merrret vendimi

Greva në sektorin e arsimit është duke vazhduar dhe ende nuk dihet nëse mësimi do të filloj javën e ardhshme.

Kryetari i këshillit grevist të SBASHK-ut, Reshit Kusha, për FrontOnline, ka treguar se kur do të merret vendim për fillimin ose jo të mësimit.

Ai tha se vendimi për mbylljen ose vazhdimin e grevës mund të merret nesër ose gjatë vikendit.

“Jo sot nuk do të merret vendimi, gjatë vikendit do të bëhen disa grupe punuese ku do të diskutojmë me gjithë anëtarësinë sindikale, përmbajtja e letrës po shqyrtohet prej grevistëve, do të vendosim mandej se çfarë sugjerimi do të na japin, a të vazhdojmë me grevën, ta pezullojmë apo të ndërrojmë mjetet sindikale dhe kështu do të shkojmë më tutje. Po mendoj se gjatë ditës së nesërme nëse na vinë të dhënët nga të gjitha institucionet atëherë ne mund ta përgatisim edhe nesër se do se duhet t’i rekomandohem këshillit grevist për me muajt sepse ata janë autoritet që e kanë shpalle grevë dhe ata duhet ta mbyllin grevën “, tha ai.

I pyetur se cili është deponimi i mësimdhënësve për grevë, Kusha tha se një pjesë e madhe e tyre janë që greva të vazhdon.

“Deri më tani deponimi ka qenë për me vazhdu grevën është një pjesë e mësimdhënësve jo numër të madh të cilët dëshirojnë që për hir të fëmijëve me vazhdu procesin mësimor”, deklaroi ai për Front Online.

E pro vazhdimi të grevës sot kanë qenë edhe mësimdhënësit e gjimnazit “Sami Frashri” në Prishtinë.

Ata janë deklaruar se deri në realizimin e kërkesave nga Qeveria kjo shkollë do të jetë në grevë.

Greva në sektorin e arsimit ka filluar me 25 gusht, mësimdhënësit po kërkojnë që deri në miratimin e ligjit të pagave Qeveria e Kosovës, t’i ndajë nga 100 euro.