A po rikthehet Fatmir Limaj në PDK?

Ish-nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja ka deklaruar se në këtë parti nuk i kufizohet askujt rikthimi, duke përmendur këtu edhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili dikur ishte pjesë e PDK-së.

E, për mundësinë e rikthimit në PDK, Front Online ka folur me sekretarin e Nisma-s, Endrit Shala, i cili e mohoi një gjë të tillë.

“NISMA tashmë është më e fortë se kurrë! Jemi çdo ditë duke punuar me strukturat e degëve të NISMA. Ne jemi parti politike serioze, nuk është diskutuar asnjëherë në NISMA ndonjë rikthim në PDK”, deklaroi Shala për Front Online.

Ani pse e mohuan një gjë të tillë, Shala nuk e përjashton mundësinë për koalicion me ndonjë parti politike.

“Por si parti politike Nisma nuk përjashtojmë ndonjë koalicion me partitë politike në Kosovë”, tregoi ai për Front Online.

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor, për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Partia e Limajt mori vetëm 21 mijë e 998 vota, apo 2.50 për qind, duke mos arritur kështu ta kalojë pragun zgjedhor./Front Online/