Historiani Azdren Shala ka vlerësuar lartë figurën e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahen në paraburgim në Hagë.
Shala, i cili është edhe aktivist i PSD-së, ka thënë se Thaçit mbrapa i shkon historia.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosovës, ai ka thënë se figurat e Ismail Qemalit, Fan Nolit dhe Isa Boletinit mishërohen në figurën e Hashim Thaçit.
“Deshëm a nuk deshëm ne, për atë vlen sintagma që i ka vlejt Ismail Qemailit: Unë jam Hashim Thaçi, mbrapa më vjen historia. Udhëheqës i çlirimit, shpallës i pavarësisë, me Hashimin kryeministër i kemi marrë 10 njohje më të rëndësishme. Tri figura të historisë së Shqipërisë: Ismail Qemali, Fan Noli dhe Isa Boletini mishërohen bukur e mirë te figura fantastike e Hashim Thaçit. Fëmijët tanë kur ta mësojnë historinë e Kosovës s`kanë nevojë t`i mësojnë tri njësi mësimore, veç një e mësojnë, ajo i përmbledh të trijat” ka thënë Shala.