Ka nisur në Bruksel, takimi trepalësh mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe ati të Serbisë, Petar Petkoviq.
Para këtij takimi, Lajçak është takuar ndaras me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq dhe kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë ndodhen në Bruksel për takimin e ri të bisedimeve në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje. /RTKLive