Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Marrëveshja e Ohrit e ka detyruar Sllovakinë ta mbyllë zyrën në Prishtinë dhe ta mbulojë Kosovën nga Beogradi.
Deklaratat e Hoxhajt vijnë pas lajmit se Sllovakia do ta mbyllë Zyrën e saj Ndërlidhëse në Prishtinë më 31 dhjetor të këtij viti.
Hoxhaj ka thënë se në vitin 2013 pas Marrëveshjes së Brukselit, Kosova kishte marrë njohje nga Egjipti, Singapori, Pakistani dhe disa vende tjera dhe se Marrëveshja e Washingtonit kishte sjellë njohjen nga Izraeli.
“Marrëveshja e 2013-ës i hapi rrugë disa njohjeve nga Egjipti deri në Singapor, Pakistan dhe shumë vende të tjera! Marrëveshja e Washingtonit solli njohjen e Izraelit, e Marrëveshja e Ohrit shtyu Slovakinë ta mbyllë zyrën në Prishtinë dhe ta mbulojë Kosovën nga Beogradi. Kaq për politikën e jashtme të Albin Kurtit!”¸ ka shkruar Hoxhaj në Facebook.