Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, ka thënë se sot një punëtore e Kuvendit të Kosovës është dërguar në spital për shkak të injorimit që iu është bërë, ndonëse sot janë në ditën e 37-të të grevës.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se gruaja në fjalë ka presion psiqik dhe se është nga ora 09:00 e mëngjesit duke pranuar tretman mjekësor në Klinikën e Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Sot pas 37 dite grevë në Kuvendin e Kosovës, të lartpërmendurit arritën që një punëtore ta bëjnë për spital me injorimin e tyre karshi këtyre grevisteve.Ssipas mjekëve, kjo grua ka pësuar lëndime të mëdha dhe që nga ora 09:00 e deri tani kjo po trajtohet në Emergjencë – QKUK”.
”Sipas deklarimit të mjekut, ky person ka presion psiqik, se pse ka ardhur deri te kjo sigurisht do e shpjegon vet ajo, se sa ka qenë i rëndë rasti, sigurisht më së miri di me shpjegu sigurimi i Kuvendit i cili me veprimet e tyre janë për çdo lëvdatë, e ngrata i ndodhi kështu sepse 279 euro s’po i dalin për jetesë , barna. Kjo është mirëqenia e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës , kështu trajtohemi ne”, ka thënë Azemi.