Ai ka vjedhur 2000 “boxa” cigare nga një qendër shpërndarjeje. Meqë tek ai vlen klauzola për “rast të rëndë”, ai nuk do të deportohet në Kosovë.
Një 26-vjeçar kosovar ka vjedhur rreth 2000 kuti “boksa” ose (“shteka”) cigaresh me vlerë 158860 franga nga një qendër shpërndarjeje në Frauenfeld TG. Ai e ka bërë këtë për të shlyer borxhet.
Akuzat në gjykatën e Qarkit të Frauenfeldit ishin vjedhje komerciale dhe shkelje e qetësisë, transmeton albinfo.ch. Meqenëse i akuzuari ishte i dënuar edhe më parë, ai nuk mundi t’i shmangej dënimit me burg.
Sipas gazetës Thurgauer Zeitung kosovari është dënuar me 36 muaj burg. 12 muaj prej tyre janë të ekzekutueshëm – kështu që kaq duhet të kalojë në burg.
I akuzuari punonte në qendrën e shpërndarjes. Si hidraulik me profesion, ai kishte qasje në magazinën e komisionimit me cigaret. Ai ka vjedhur paketat e cigareve atje disa herë – herë natën, herë ditën.
Në gjykatë ai u shfaq i penduar dhe ka pranuar veprën. Ai është shprehur se donte të përdorte të ardhurat nga vjedhja për të shlyer borxhet e tij të konsiderueshme prej 414,000 frangash, përcjell albinfo.ch. Pagat e tij për hidraulik nuk ishin të mjaftueshme, siç i ka shpjeguar prokurorit publik.
Meqë tek ai vlen klauzola për “rast të rëndë”, ai nuk do të deportohet në Kosovë.
“Mali i borxheve” të tij vazhdon të rritet për momentin. Përveç dënimit me burg, ka edhe një gjobë të lartë: duke përfshirë detyrimet financiare, gjobat dhe tarifat ligjore, fatura shkon në më shumë se 27,000 franga./Albinfo.ch/