Analisti Xhevdet Pozhari ka nisur fushatën “Dinjitet për penzionerët”, atje ku ka gjetur përkrahjen e madhe të kësaj kategorie.
Ky po do të bëhet zë i kësaj kategorie, teksa ka bërë të ditura dy kërkesat e para që i ka në kuadër të kampanjës.
1. Të hiqet obligimi jo njerëzor, morbid, që penzionerët të paraqiten çdo 6 muaj për të dëshmuar se janë gjallë.
2. Shtesa çdo muaj për këtë shtresë të shoqërisë në kohën e inflacionit, deri në rritjen dinjitoze të pensionit të tyre.
Kjo gjë është pritur shumë mirë nga kjo kategori, të cilët kanë të ardhura të vogla në krahasim me moshën dhe nevojat që kanë.
Një pensionist nga Prishtina në kushte anonimiteti tha: Nuk kemi pensione, kemi lëmoshë. Me këto para nuk kryejmë dot as nevojat themelore. Shpresoj që Qeveria të na japë përkrahje’.