Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Korenica, që nga zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë nën një sigël tjetër e jo me atë të VV-së, ka qenë mandatari i katërt në Mandat me Memin.
Mes shumë çështjesh të diskutuara, Korenica përmendi edhe faktin se tentuan që t’ia ndryshojnë mendimin hierarkisë së partisë në pushtet, por nuk ia dolën.
Ai shtoi se përderisa deputetëve që më pas kaluan në PSD iu tha “rrini bre rrini”, atyre iu tha “shkoni bre shkoni”.
Më poshtë pjesa e përzgjedhur, ndërsa kujtojmë faktin se emisioni i plotë transmetohet të premtën me fillim nga ora 20:00 në kanalin zyrtar të produksionit Elsa në Youtube, faqet e On Air në platformën Facebook dhe në portalin Përmbledhja, prodhim i së cilit është dhe vetë Mandati.