Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka përkujtuar protestën e 1 Tetorit të vitit 1997, kur studentët e Universitetit të Prishtinës, por edhe profesorë e qytetarë të ndryshëm, protestuan ndaj Serbisë.
Në këtë përvjetor, Kurti ka shkruar goxha gjatë.
“Pas protestës së 1 tetorit 1997, u shtrua rruga që në muajt pasues, të organizohen edhe të tjera protesta nga lëvizja studentore e UP-së. Dy muaj më pas, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, doli publikisht, duke patur në radhët e saj edhe shumë studentë protestues të UP-së. Pesë muaj më vonë, lufta në Kosovë mori drejtim të pakthyeshëm, deri në qershor të vitit 1999, kur Kosova u çlirua nga Serbia pushtuese” – ka shkruar ai.