Visar Korenica dhe Eman Rrahmani nga nesër nuk do të jenë më në VV.
Kështu ka mësuar Mandat me Memin duke u thirrur në burimet pranë dyshes së deputetëve.
Ata nesër do ta zyrtarizojnë koalicionin me Behgjet Pacollin e që do të titullohet Koalicioni për Familje.
Kujtojmë se ditëve të fundit pati jo pak përplasje mes Korenicës e kryekuvendarit Konjufca lidhur me vajzën me shami nga Peja së cilës iu pamundësua vajtja në shkollë e për të cilën gjë Korenica ishte goxha kritik në parlament.
Madje, ai kishte thënë se nuk do të marrë pjesë në asnjë votim derisa e njëjta nuk kthehet në shkollë.