Një shqiptar dhe një serbe 21 vjeçare kapen në motel në Gjilan, arrestohen për prostitucion

Gazeta Sinjali raportoi sot për arrestimin në flagrancë të dy personave në Gjilan, të cilët kanë qenë objekt hetimi nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion”. Të dyshuarit janë një shtetase e Serbisë, 21-vjeçare dhe një kosovar 28-vjeçar.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Etrit Jasharin dhe Nadikana Gudinci, të cilët u arrestuan në flagrancë në motelin “Dardania” dhe dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale për të cilën janë arrestuar.

Pas arrestimit dhe grumbullimit të provave që dëshmojnë përfshirjen e tyre në këtë rast, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor dhe më pas janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, me vendim të Prokurorit.

Burimet thonë se në lidhje me shtetasen e Serbisë, pritet të njoftohen autoritetet atje për arrestimin e saj