FFK akuza të ashpra Baton Haxhiut, ia përmend edhe inceneratorët

Shtëpia numër një e futbollit kosovar ka reaguar pas një serie shkrimesh të portalit të Baton Haxhiut, Albanian Post.

Përmes një komunikate dërguar medieve, FFK ka thënë se të dhënat e publikuara nga kjo media veçse janë të ditura edhe në të kaluarën, por që janë një kapitull i mbyllur, pasi janë sqaruar të gjitha.

“Federata e Futbollit të Kosovës është sulmuar javëve të fundit nga një grup i strukturuar kriminal me interesa të caktuara, të cilët e sulmojnë Federatën, Kombëtaren, klubet e futbollit dhe futbollin në përgjithësi, veçanërisht kur pretendojnë se mund të ketë zgjedhje në FFK dhe të kapin këtë institucion.

Përmes këtyre sulmeve, ata kanë vendosur të riciklojnë informacione të pabazuara që ishin shpërndarë edhe në periudha të kaluara. Këto pretendime tani janë të njëjtat që janë sqaruar vite më parë nga një mori institucioneve dhe organeve të drejtësisë, dhe ky është një kapitull i mbyllur”, shkruan ndër tjerash në komunikatë.

Letër drejtuar mediave