Kanë filluar tashmë të qartësohen gjërat rreth listës prej 110 kandidatëve në secilën parti. PDK e ka thuajse gati.
𝐌𝐚𝐧𝐝𝐚𝐭 𝐦𝐞 𝐌𝐞𝐦𝐢𝐧, pranë burimeve të afërta me kandidatë ka mësuar se Përparim Gruda, udhëheqës i Drejtësisë në “qeverinë nën hije”, Mimoza Ahmetaj, ish-ambasadore në Paris dhe Arben Mustafa, profesor në Gjilan, do të jenë në listën e Partisë Demokratike, listë së cilës do t’i prijë Bedri Hamza si i nominuar për kryeministër.
Duhet thënë që partia më e madhe opozitare, në zgjedhjet e fundit nacionale nuk mori më shumë sesa 18 deputetë, shifër që synon ta kalojë më 9 shkurt.
Ditëve në vijim, Mandat me Memin do të publikojë edhe emra nga partitë e tjera.