Blerta Deliu: Në veri s’ka funksionalitet, Kurti ktheu gjithçka në pikën zero në atë pjesë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka folur për çështjen e urës së Ibrit, përkatësisht atë të veriut.

Sipas saj, në veri s’ka funskionalitet, duke hedhur më pas akuza në drejtim të Kurtit për kthim të gjithçkasë në pikën zero.

Në një intervistë për Mandat me Memin, Deliu-Kodra shtoi se koha do ta dëshmojë që në veriun e vendit, nëse vazhdohet në këtë formë nuk do të ketë funksionalitet.

Andaj, ajo kërkoi nga ekzekutivi bashkërendim me faktorin ndërkombëtar, sepse siç e potencoi në emisionin gjegjës, s’i kemi fare mirë punët me të.

Më poshtë edhe pjesa e përzgjedhur, ndërsa KËTU gjeni intervistën e plotë: