Jahaj: Prokuroria Speciale intervistoi një nga njerëzit e afërt të Kurtit

Analisti Kastriot Jahaj ngriti shqetësime në emisionin “Debat Plus” lidhur me rolin e Dejona Mihalit si koordinatore e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Jahaj kritikoi përfshirjen e saj, duke theksuar se ajo nuk ishte as pjesë e fushatës zgjedhore dhe as e përfshirë në listën e deputetëve gjatë zgjedhjeve të fundit të mbajtura në shkurt 2021. Ai e cilësoi situatën si “absurde”.

“Dejona Mihali nuk ka lindur nga qielli. Ne i kemi votuar ata deputetë. Dejona nuk ka qenë në kohën e fushatës as në lista të deputetëve, por me ardh ajo është pak absurd. Nuk duhet të paragjykojmë Dejonen se është nga Shqipëria, por duhet t’i shohim veprimet e saja. Pse po ftohet njëri nga njerëzit e afërt të Kurtit nga Prokuroria Speciale. Duhet me qenë të kujdesshëm me këtë pjesë”, tha Jahaj.