Arsenijeviq e aktivistë të tjerë iu hedhin lule mbi Ibër ushtarëve italianë

Disa aktiviste serbe në Mitrovicë u kanë hedhur sot lule pjesëtarëve italianë të KFOR-it të cilët janë të pozicionuar mbi Urën e Ibrit.

Teksa incizoheshin nga Aleksander Aresnijeviq, ato iu janë afruar karabinierëve italianë dhe kanë filluar t’ua hedhin edhe mbi makinë.

Siç transmeton Express, kjo ka bërë që njëri prej ushtarakëve të reagojë duke iu kërkuar atyre që të mos e bëjnë një gjë të tillë.

“Në shenjë mirënjohjeje që ishim aty dhe e mbrojtëm urën nga hapja me forcë, hodhëm lule dhe shprehëm simbolikisht falënderimet tona”, ka thënë Angjela Dimiq, një nga pjesëmarrëset e aksionit, shkruan Radio Kontakt Plus.