Ironizon Spahiu, tregon ‘metodën efikase’ për grevën në arsim

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka ironozuar në lidhje me situatën e grevës dhe mosmarrëveshjes mes SBASHK-ut dhe Qeverisë.

Spahiu ka shkruar në Facebook se ka një metodë më efikase se si Jasharaj ta gjunjëzojë Kurtin.

“Ka një metodë më efikase që Rrahman Jashari me e gjunjëzu Albin Kurtin: me I thirrë fëmijët në shkollë e mos me I lëshu me shku në shpi derisa Albin Kurti të dorëzohet.

Ky gjest efikas kish me u quajtur kidnapim I fëmijëve, për dallim nga ajo që po ndodhë që 1 muaj në Kosovë, ku Rrahmani nuk I ka kidnapu fëmijët po fëmijëve ua ka kidnapu shkollat”, ka ironizuar Spahiu.