“Mediet në Kosovë s’kanë financa, janë keq”

Gazetari dhe opinionisti Jetlir Buja mendon se mediet në Kosovë janë goxha keq dhe shkak për këtë janë financat.

Kështu të paktën pohoi ai në Mandat me Memin, prodhim i portalit Përmbledhja.

“Niveli i medieve është pak a shumë aty ku e përcaktojnë financat, është goxha keq. Kanë qenë keq goxha shumë kohë. Në Kosovë nuk ka hiç gazetari të shtypur, prej vitit 2020, kjo tregon që mungon tradita”, shtoi ndër tjerash publicisti që tash e dhjetë vite është pjesë e industrisë mediatike në vend.

Kujtojmë, së fundi ai ishte pjesë e Nacionales ku drejtoi portalin në pozitën e kryeredaktorit, për t’u ndarë nga projekti gati tre muaj më parë.