Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se të martën më datë 17 shtator është vendosur që të realizohet takim për bisedime në kuadër të dialogut në Bruksel.
Bislimi thotë se këtë takim trepalësh e ka refuzuar Serbia, duke u përpjekur që të imponojë pika të rendit të ditës “të destinuara kryesisht për konsum të brendshëm politik”.
“Për bisedimet e ardhshme të procesit të dialogut në Bruksel të vendosura për në 17 shtator, Kosova ka pranuar një marrëveshje trepalëshe. Sipas rendit të ditës të përcaktuar nga ndërmjetësi. Fatkeqësisht, Serbia e refuzoi një marrëveshje të tillë, duke u përpjekur të imponojë pika të rendit të ditës të destinuara kryesisht për konsum të brendshëm politik”, ka shkruar Bislimi në X.
Tutje, ai i ka bërë ftesë emisarit Miroslav Lajçak që të mohojë dezinformimin e qëllimshëm nga mediat serbe, ku thuhet “në mënyrë të rreme” se Kosova ka refuzuar takimin trepalësh të kryenegociatorëve.
1/2 For the upcoming dialogue process talks in Brussels set for Sept. 17th, 🇽🇰 has accepted a trilateral mtg. according to the agenda set by the mediator. Unfortunately, Serbia rejected such mtg. by trying to impose agenda items mainly intended for domestic political consumption.
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) September 13, 2024