Tre pasagjerë të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe kamionit në Carralevë

Tre persona janë lënduar si pasojë i një aksidenti mes një autobusi dhe kamioni në Carralevë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se të lënduarit tashmë janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF.

Njëherit, Bytyqi tha se pasi që autobusi është rrotulluar në krahë, zjarrëfikësit kanë intervenuar për t’i nxjerrë pasagjerët.

“Sot me date 10.09.2024, rreth orës 07:11 ështe raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël . Në aksident janë të përfshirë një autobus dhe një kamion. Si pasoj e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë.. Pasi që autobusi është rrotulluar në krahë kanë intervenuar edhe zjarrëfiksit për ti nxjerr pasagjerët”, thuhet në përgjigjen e Bytyqit.

Tutje, Bytyqi bëri të ditur se Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.