San Marino e ka marrë fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh.
Kombëtarja e vogël ia doli të triumfonte përballë një ekipi pothuajse të njëjtë në fuqi ekipore, Lihtenshtajnit me rezultat 1-0.
Mysafirët menduan se kishin shënuar në minutën e 30-të me anë të Fabio Luque-Notaro, por që goli u anulua për pozicion jashtë loje.
🚨🇪🇺 GOAL | San Marino 1-0 Liechtenstein | Nicko Sensoli
SAN MARINO HAVE TAKEN THE LEAD AGAINST LIECHTENSTEIN! 😂https://t.co/b5s7Ln6iO5
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) September 5, 2024
Në pjesën e dytë, San Marino ishte më kërkues dhe shënuan golin e fitores.
Ishte minuta e 53-të e ndeshjes, kur siç transmeton Telegrafi, Nicko Sensoli shënoi për 1-0, duke ia siguruar kombëtares së tij fitoren e parë pas 20 vitesh.
San Marino është në Ligën D së bashku me Gjibraltarin dhe Lhtenshtajnin.