Kryediplomatja finlandeze arrin në Kosovë, pritet nga homologia Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, ka arritur në Kosovë.

Valtonen është pritur nga ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla dhe ambasadori i Finlandës, Matti Nissinen, në Aeroportin Ndërkombëtar, “Adem Jashari”.

Kjo u bë e ditur nga ambasada e Finlandës në Kosovës, përmes publikimit të disa fotografive.

Gjatë kësaj vizite, kryediplomatja finlandeze do të ketë takime me drejtues të institucioneve të Kosovës, ku në orën 15:00, ajo do të pritet në takim nga kryeministri, Albin Kurti.

Vizitën e saj Kurti e kishte paralajmëruar javën e kaluar në mbledhjen e Qeverisë.

Kryeministri kishte deklaruar se në këto takime do të diskutohet edhe për planin për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e veturave.

Valtonen ka treguar se do të vizitojë Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën.