“U fol për Procesin e Berlinit”, Presidenca shpalosë detaje të takimit Osmani – Sarrazin

Presidenca e Kosovës ka dhënë detaje mbi takimin e presidentes Vjosa Osmani me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në takim është folur mbi zhvillimet e fundit të politikës dhe sigurisë në vend, si dhe rreth Procesit të Berlinit.

“Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, si dhe për Procesin e Berlinit. Me këtë rast, Presidentja ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dalura nga ky proces.” – thuhet në një njoftim të presidencës.

Në fund, thuhet:

“Presidentja, po ashtu, potencoi mirënjohjen për kontributin e ushtarëve gjermanë dhe ka vlerësuar lartë përkushtimin e Gjermanisë në drejtim të garantimit të paqes dhe sigurisë, gjë që është dëshmuar edhe me katërfishimin e trupave gjermane, pas aktit të agresionit të Serbisë në shtatorin e vitit të kaluar”.