Berisha: PDK-ja do ta ketë të lehtë ta mposhtë VV-në në zgjedhje

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha e ka akuzuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se bashkë me Serbinë e kanë në agjendë zhbërjen e shtetit të Kosovës.

“… agjendë me Beogradin, sic është agjendë për zhbërjen e shtetit të Kosovës, dhe ndarjen tash me Asociacionin. Nëse e shohim joshjen që po bën, është për efekt elektroal. Besoj që qytetarët janë të mencur ta shohin këtë”, tha ai.

Tutje Berisha tha se në zgjedhjet e ardhshme partia e tij do ta ketë shumë të lehtë ta mposhtë VV-në.

“Gjë më të lehtë se për t’u përgatitur për këto zgjedhje për opozitën nuk ka, nuk ka nevojë për fushatë… ka qenë e vështirë zgjedhjet e kaluara, sepse s’ke pas cka me thënë, s’ke pas indeks krahasus të llojit të qeverisjes, e ke marrë në rrënojë dhe e ke ndërtu deri këtu. Tash kemi indeks krahasimi, vec e merr Albin Kurtin e lëshon, ai I jep gjithë zotimet ja qet listën knej cila është kry”, tha ai./Dukagjini