Ndërmarrja “Trepça” ka marrë vendim që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për dy njësi të saj, atë Biznesore Minierat me Flotacion Trepça Stan Terg si dhe atë me flotacion Kishnicë dhe Artanë për shkak të koncentratit të humbur gjatë ditëve të grevës së minatorëve.
Në dokumentin e siguruar nga Reporteri.net, thuhet se është marrë vendim që edhe pushimet vjetore të planifikuara për muajt shtator, tetor dhe nëntor të pezullohen.
Vendimi i nënshkruar nga u.d Kryeshefi Ekzekutiv i Trepçës ka hyrë në fuqi ditën e djeshme.
Arsyetimi rreth këtyre vendimeve ka qenë mungesa e aktivitetit për afër një muaj e dhjetë ditë në këto njësi, ku sipas tyre, ka pasur humbje të mëdha në prodhim dhe ndalesë në realizimin e planit të biznesit.