Greva në arsim, kjo është deklarata e fundit nga Jasharaj

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është mirë me shëndet. Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar vet Jasharaj.

Kryetari i SBASHK-ut, i cili mungoi në mbledhjen e Komisionit për Arsimit, për shkak se ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore shkaku i linçimeve nga pushteti, tashmë ka marrë vetën, anipse ende është me terapi, shkruan Insajderi.

Doktorët fshehin të vërtetën! Trajtoni lehtë variçet nga shtëpia!

Dhimbja e kyçeve kaloi krejtesisht në 14 ditë! Mjekët e fshehin
“Ma mirë jam shyqyr. Kaluese, jam plakë dhe tash po ndikon më lehtë. Jam me terapi, nuk jam keq tash” – tha Jasharaj.

Jasharaj, i cili njëherit është edhe kryetar i Këshillit Grevist, të mërkurën ka qenë cak i një sulmi brutal nga deputeti i VV-së, Dimal Basha. Derisa po raportonte për kërkesat e tyre para komisionit për Arsim, Jasharaj u ndërpre disa herë nga Basha, madje edhe në korridoret e Kuvendit pati një ballafaqim verbal.

Dimal Basha dhe Rraham Jasharaj vazhduan përplasjen edhe korridoreve të Kuvendit: Bërtas se ti s’kupton ndryshe

Derisa, në një prononcim për Gazetën Insajderi, Kryetari i SBASHK-ut, theksoi se nuk ka ndonjë ofertë të re në lidhje me grevën, duke bërë të ditur se kanë qenë në pritje të ndonjë ftese nga Qeveria e Kosovës.

“Fatkeqsisht kemi qenë në pritje gjatë të shtunës dhe të dielës mos po ndodh ndonjë ftesë nga Qeveria dhe mos po kemi ndonjë takim si Këshill Grevist i BSPK-së. Nuk ka as ofertë të re, madje në vend të kësaj, Kurti vazhdon me deklarata, siç ishte ajo që Sindikalistët janë me këtë e atë” – tha ai.

Tutje ai komentoi edhe deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ditën e sotme i quajti sindikalistët “Sindikalistë të PAN-it”.

“Është dashur të fillojë më 1 shtator. Bëhet fjalë për një inati ndaj qeverisë. Sindikalistëve të PAN-it iu ka këputur sahati më 14 shkurt. Është keq se sa shumë po humbmi” – ishte deklarata e Kurtit.

Sipas Jasharajt, Kurti në vend që të jap ndonjë mesazh pozitiv që do të ndikonte në ndryshimin e situatës jep këso deklarata që nuk e kanë asnjë argument.

“Në vend të një fjalie pozitive që do të ndikonte në ndryshimin e situatës ai vazhdon me këto deklarata që nuk e kanë asnjë argument. Kur thuhet Sindikalistët Kurti e di që nuk ka të bëj me dy, tre apo 5 individë, por sindikalistë quhen të gjithë anëtarët e një Sindikate, në këtë rast më shumë se 25 mijë janë vetëm ne SBASHK” – tha Jasharaj.

Ndryshe, sot janë bërë një muaj prej kur Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka shpallur grevë të përgjithshme në vend