Partizani ka njoftuar se trajner i ri i demave do jetë serbi Aleksandar Veselinovic.
54-vjeçari do marrë vendin e të larguarit Orges Shehi, i cili mbylli bashkëpunimin me klubin e kuq pas eliminimit në Kupat e Evropës.
Veselinovic sezonin e kaluar ishte pa ekip dhe qëndroi pushim, ndërsa për herë të fundit ka drejtuar ekipin e Al Dhafras në Emiratet e Bashkuara.
Tani serbi do ketë detyrën e vështirë për të plotësuar objektivin e të kuqve që është titulli kampion.