Vrasje në Prishtinë, Policia jep informacionet e fundit

Një plagosje ka ndodhur sot rreth orëës 10:30 në lagjen Kolovicë të Prishtinës.

Sipas zëdhënëses së Policisë, Flora Ahmeti, viktima e këtij rasti, F.B., nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë.

“Viktima e këtij rasti F.B. mashkull, nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, tha Ahmeti.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar një armë gjuetie që dyshohet të jetë përdor në rast.

“Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, shtoi Ahmeti