Ministria e Ekonomisë ka hapur thirrjen për subvencionim të sistemeve diellorë termike dhe fotovoltaike për familje dhe biznese.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se në të ardhmen energjetike të vendit tonë, çdo qytetar do të jetë përfitues dhe pjesëmarrës aktiv në tranzicionin të drejtë e të gjelbër.
Kurti ka shkruar në ‘Facebook’ se një prej mënyrave se si po e sigurojmë këtë, është duke përkrahur qytetarë e biznese.
“Për të ulur konsumin e faturave tuaja të energjisë, duke ju mbështetur të prodhoni energjinë tuaj përmes paneleve diellore fotovoltaike e termike, iniciativë kjo me përkrahje edhe nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar ai.