U ngut pak kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ramush Haradinaj dje në “Five” të RTV Dukagjinit tha se William Burns, që qëndroi për vizitë dje në Kosovë nuk do të takohet me Kurtin.
Sipas të parit të AAK-së, kjo do të ndodhte për shkak të moratoriumit që ShBA ka vënë karshi kryeministrit tonë.
“Është praktikë që të takohet me kryeministrin, por jo në rastin tonë për shkak të përkeqësimit dhe bllokadës që institucionet e ShBA-së ia kanë bë shefit të qeverisë”, shtoi ndër tjerash ai.
Megjithatë, nuk shkoi shumë dhe Haradinaj u demantua.
Albin Kurti dhe William Burns u takuan qysh në orët e para të ditës së sotme, ndërsa takimi zgjati më shumë se një orë.
Kujtojmë, asnjëra prej palëve nuk njoftoi diçka rreth këtij takimi, kjo edhe e kuptueshme.
Duhet thënë, Burns para se të vijë në Kosovë ka qëndruar për vizitë edhe në Bosnje e Serbi./Përmbledhja