IKShPK: Tre të vdekur nga koronavirusi në Kosovë për 13 ditë

661 raste pozitive dhe tre persona kanë humbur jetën nga COVID 19 përgjatë dy javëve të fundit në Kosovë.

Sipas IKShPK-së, nga 661 raste të raportuara në dy javën e fundit, rezulton se grupmosha më e prekur janë ata prej 50 deri në 59 vjeç me 119 raste dhe grupmosha 20-29 vjeç me 116 raste.

“Vaksinimi vazhdon të jetë masa mbrojtëse me efikase kundër COVID-19 dhe gripit, veçanërisht ndaj formave të rënda të sëmundjes. Mbrojtja përmes vaksinës e individëve në rrezik të lartë të rezultateve të rënda (si p.sh. të moshuarit) mbetet i rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, rekomandim tjetër i IKShPK-së është që personat me shenja të COVID-19 të testohen, ndërsa rastet ambulantore dhe të hospitalizuara në ShSKUK të analizohen nga ana e mjekëve, ndërsa trajtimi të bëhet sipas udhërrëfyesit klinik për menaxhimin dhe trajtimin e rasteve të COVID-19.