“Faleminderit nënë e baba”, alpinistja deçanase “pushton” Mont Blanc, 4809 metra lartësi

Laureta Dervishaj nga Irzniqi i Deçanit ka prekur njërën prej majave më të larta në kontinentin e vjetër, përkatësisht e dyta pas malit Elbrus në Rusi.

Bëhet fjalë për pikën më të lartë në Evropën Perëndimore, atë në Francë, Mont Blank.

Dervishaj shkeli 4809 metra lartësi pas një ekspedite të jashtëzakonshme, ndërsa nuk harroi t’i falënderojë prindërit duke shfaqur edhe një baner në fotografitë e publikuara.

“Dhe ashtu si çdo hap tjetër që e kam bërë në jetë, edhe kjo është për ju!
Falemnderit për mbështetjen tuaj të pafund, për dashurinë që keni dhënë dhe për të gjitha sakrificat tuaj.
Kjo arritje e vogël është për JU!”
/Përmbledhja