Richard Grenell, ish i dërguar special i ShBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar kundrejt intervistës së Albin Kurtit, kryeministër, i cili e quajti Donald Trumpin, kandidat republikan për president të ShBA-së, si kandidat i pazakonshëm.
Grenelli ka shkruar se ky veprim është i pamatur. Tutje, ai ka konsideruar se një gjë e tillë e dëmton popullin e Kosovës.
“Ai është dënuar gjithashtu nga NATO, BE, Gjermania, Franca, Administrata e Trump dhe Administrata e Bidenit për paqëndrueshmërinë e rajonit në mënyrë të njëanshme.
Që lideri i Kosovës të zgjedhë hapur demokratët është një veprim i pamatur nga ana e Kurtit.
Veç ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane, lëvizja e tij për të mbështetur Kamala Harris në Konventën e Demokratëve dëmton popullin e Kosovës” – ka shkruar ai.
He’s also been condemned by NATO, the EU, Germany, France, the Trump Administration and the Biden Administration for unilaterally making the region unstable.
For the leader of Kosovo to openly choose the Democrats is a reckless move on Kurti’s part.
Apart from interfering in… https://t.co/6XY81KtLtI
— Richard Grenell (@RichardGrenell) August 19, 2024