Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemaj Rexha, ka thënë se rasti i skandalit në lidhje me publikimin e të artikullit ku sulmoheshin me lajm të rremë, dy mediumet: Nacionale dhe Periskopi, duhet të marrë një epilog.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se njerëzit përgjegjës dihen tashmë duke shtuar se “mbase edhe duke shkarkuar zotin Ardi Krasta që nuk merrte masa ndaj atyre që e kanë shkaktuar skandalin pas gjithë fakteve të ofruara”.
“Nuk ka marrë epilog, njerëzit përgjegjës që tashmë dihen dhe diheshin që nga dita e parë vazhdojnë të jenë në krye të RTK, duke përfshirë së pari Ardi Krastën dhe pastaj edhe Rilind Gërvallën, ushtruesin dhe të tjerët. Ata do duhej ta çonin deri në fund për t’i dhënë epilog kësaj, mbase edhe duke shkarkuar zotin Ardi Krasta që nuk merrte masa ndaj atyre që e kanë shkaktuar skandalin pas gjithë fakteve të ofruar dhe pas atij raporti të detajuar të Komisionit i cili i vërtetoi ato që ishin ditur”, tha ai në RTV Dukagjini.