Kombëtarja e Kosovës kampione në evropianin U18 (B)

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është kampione e Evropianit U18 (B), që të dielën përfundoi në Prishtinë.

Në finale djemtë tanë fituan ndaj Gjeorgjisë me rezulat 30:22.

Është ky suksesi i radhës për Federatën e Hendbollit të Kosovës.

Në Evropianin B në Prishtinë ishin shtatë ekipe kombëtare.

Për herë të parë një kombëtare e jona ka fituar ngjarje të këtij niveli.