Sot ndërroi jetë analisti dhe profesori i njohur, Belul Beqaj.
Mbi vdekjen e tij njoftuan familjarët, të cilët bënë me dije se varrimi do të bëhet në ora 13:00.
Ndërkohë, bisedën e fundit të Beqajt, përmes Viber-it, e bëri publike kolegu i tij i punës, profesori Ferid Selimi.
Selimi shkroi me dhimbje për vdekjen e Belul Beqajt, duke thënë se bisedën e fundit e bënë mbrëmë, kur Beqaj i shkruajti për t’i mbajtur provimin e lëndës.
Ai shtoi se Beqaj ishte në gjendje të përkeqësuar shëndetësore.
“Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, më shkroi e më luti që ta menaxhoja provimin e lëndës së tij… Ngushëllime familjes Beluli e ngushëllime komunitetit arsimor e shkencor të Kosovës” shkroi Selimi në facebook.
Ndërkohë, nga familja e Belul Beqajt akoma nuk kanë deklaruar se me ç’sëmundje po përballej analisti i njohur./Indeksonline/