Deputetja britanike Alicia Kearns, ka thënë se qeveria e re Mbretësisë së Bashkuar duhet ta mbështesë Kosovën në hapjen e urave dhe jo bllokimin e rrugëve dhe ndarjen.
Ajo ka thënë se ndihet e tmerruar me kërcënimet e BE-së se do të vendosë masa të reja ndaj Kosovës për shkak të hapjes së urës së Ibrit.
“Të tmerruar kur shohin se BE-ja kërcënon Kosovën me masa të mëtejshme negative nëse Ura e Ibrit rihapet. Kjo është rënë dakord në vitin 2015 me datën e zbatimit në vitin 2017 – pse është e ndryshme nga marrëveshjet e tjera të mëparshme që BE-ja e detyron Kosovën të mbajë? Qeveria e re e Mbretërisë së Bashkuar dhe ekipi i ri i BE-së duhet të bëjnë të qartë se mbështesin hapjen urave në Kosovë, jo bllokimet e rrugëve dhe ndarjen”, ka shkruar ajo në X.
Deputetja britanike ka kujtuar se BE-ja ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim kundër Serbisë, pavarësisht provave të shumta që lidhin Milan Radoicic dhe sulmuesit e Banjskës me shtetin serb.