Elshani për konvertimin e patentë-shoferëve: 10 ditë afat, pastaj gjoba

Konvertimit të patent shoferëve prej atyre ilegalë të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës i kanë mbetur edhe dhjetë ditë afat ndërsa pas këtij afati do të nisin gjobitjet, bëri të ditur Zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Është shtyrë për dy javë çështja e patentë-shoferëve për arsye edhe të interesimit të njerëzve, por edhe për shkak të disa problemeve teknike që ne i kemi hasur gjatë konvertimit apo gjatë aplikimit të këtyre patentë-shoferëve”, tha Elshani për RTK-në.