Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Halit është shprehur se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kështu siç ka hyrë në konfrontime me qëndrimet e QUINT-it dhe KFOR-it, “as dy minuta s’mund ta mbajë hapur urën”.
“Qeveria e ka si plan për ta hapur Urën dhe jo për ta mbajtur hapur sepse e din që s’munden. Por duan të thonë që e realizuan atë qe e premtuan. Nëse Kurti dëshiron t’i shërbej Kosovës duhet t’i përmbahet marrëveshjeve dhe kërkesave që kanë SHBA-të. Kurti është i vendosur për ta hapur urën, por ai e din që më shumë se dy minuta nuk mund ta mbajë hapur. Siç ka plan Kurti ta hapë Urën, ka plan rezervë edhe KFOR ta mbyll menjëherë”, thotë Haliti, siç e citoi “Ekonomia Online”.
“Kurti po vepron me papërgjegjësinë më të madhe të një politikani. Qeveria duhet t’i përmbahet kërkesave që kanë SHBA-të. Hapja e Urës e dëmton vetë Kurtin dhe më shumë Kosovën. Jo që nuk kemi dëshirë të hapet, por për faktin që është krijuar një situatë e cila kërkon një dialog siç po e thonë në BE”, deklaron Haliti.