Nga 7 deri më 10 gusht, 38 pjesëtarë të Gardës Kombëtare Ajrore të Iowa-s kanë kryer trajnimin mjekësor të ekipit ‘Role 1’ të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën ‘Adem Jashari’.
Sipas një njoftimi të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, ky ushtrim do të ndihmojë ekipet e FSK-së që të përmirësojnë procedurat standarte të operacionit dhe ndërveprueshmërisë.
“Kjo është një tjetër dëshmi e forcës, rëndësisë dhe suksesit të programit të partneritetit shtetëror mes Gardës së Iowas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Së bashku më të fortë”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në platformën X.