ShBA në finale të Lojërave Olimpike, rikthehet çmendurisht ndaj Serbisë në minutat e fundit

SHBA-të ka bërë një rikthim të madh për të mposhtur Serbinë me rezultat 95-91 dhe ka kaluar në ndeshjen e medaljes së artë në basketboll për meshkuj.

Serbët kryesuan thuajse gjatë gjithë ndeshjes, e shtuan avantazhin nga çereku në çerek, por në fund SHBA-të luajtën në mënyrë fantastike 10 minutat e fundit dhe arritën në një fitore të denjë për finalen, ku do të luajnë kundër Francës.

Paraqitja serioze e yjeve të SHBA-ve në minutat e fundit, bëri që kualiteti i tyre i lartë të dal në pah.

Serbia udhëhoqi me 17 pikë në një fazë gjatë, por pa epërsinë e saj të zhdukej kundër sulmit të SHBA-ve, me LeBron James dhe Steph Curry, që udhëhoqën sulmin.

Kampionët olimpik në fuqi shmangën Serbinë duke e mposhtur me rezultat 95-91. Më i miri te SHBA-të ishte Curry me 36 pikë, ndërsa Joel Embiid shtoi 19. Bogdan Bogdanović shënoi 20 pikë te Serbia.

LeBron James kishte kishte 16 pikë, 12 kërcime dhe 10 asistime, duke kompletuar po ashtu një ndeshje perfekte.

Skuadra e SHBA do të përballet me kombin pritës Francën në ndeshjen për medaljen e artë. /Telegrafi/